Modelja Oriola Marashi prej kohësh është pjesë e grupit "OTR" e fansat po presin që të publikojë edhe këngën e parë pasi ajo ka mbaruar shkollën e muzikës.

Oriola ka publikuar një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet shumë sensuale. E veshur me të brendshme, bionde, teksa është e mbështjellë me një tyl të tejdukshëm në ngjyrë kafe, ajo shkruan:

“Unë kam një të dashur që quhet muzikë dhe shumë shpejt do të bëhemi me fëmijë” – duke paralajmëruar kështu këngën e parë.