Modelja bukuroshe shqiptare, Almeda Abazi, ka bërë publik prej pak kohësh lajmin se është shtatzënë dhe së bashku me bashkëshortin, aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, janë shprehur shumë të lumtur, që zoti do t’i bekojë me një fëmijë.

Kjo periudhë konsiderohet nga femrat si një ndër më të bukurat në jetë. Por Amelda duket se ka shtuar publikimet e fotografive të ndryshme të ushqimeve, që konsumon.

Në llogarinë e saj në Instagram bukuroshja shqiptare ka postuar një imazh me ushqime, të cilat më pas i ka cilësuar si ushqime nga Kosova. Madje ajo ka përmendur faktin, se pikërisht këto janë një arsye më tepër, pse e do Kosovën.

Por pas kësaj modelja është “bombarduar” me disa komente, ku i thonë që po konsumon ushqime serbe. Almeda është detyruar të fshijë fotografinë dhe të kërkojë falje publike, duke thënë se nuk ishte në dijeni.