Kryeministri Edi Rama dha në lajm të mirë, teksa premtoi nga qyteti i Kuçovës rritje pagash për të gjithë Forcat e Armatosura.
“Më në fund pas shumë vitesh lënie disi në hije për nga vlerësimi financiar do u bëjmë një rritje pagash për Forcat e Armatosura, pasi gjatë punës me draftin e buxhetit 2019 kemi mundur së bashku me ministren dhe falë këmbënguljes së saj të fitojmë dabatin me Ministrinë e Financave.
19 % për FA dhe duke e shkallëzuar atë më tutje sipas niveleve është rritja më e madhe e pagave e bërë në historinë e Forcave të Armatosura dhe është një rritje e stërmerituar. E kanë bërë Shqipërinë krenare dhe opinionet e partnerëve tanë për misionet janë shumë të mira për njerëzit që kanë shkuar dhe kanë përfaqësuar Shqipërinë dhe ka qenë një surprizë për të gjithë”, deklaroi kreu i qeverisë.





