Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për heqjen e simbolit të "Shqiponjës" te Dogana në kryeqytet.
Rama e konsideroi simbolin e "Shqiponjës" si vulgaritet të hipur në piedestal, por Basha thotë se kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet.
Sipas kryedemokratit, kryeministri shkatërron Shqiponjën e 100-Vjetorit të Pavarësisë për miliona euro që i jep një kompanie fantazmë.
"Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100-Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro", shkruan Basha.





