Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Takimi mes Metës dhe Netanjahut ka ardhur pas anulimit të vizitës të këtij të fundit që ishte parashikuar për në datën 1 nëntor.
"Kënaqësi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen", shkruan Presidenti Ilir Meta në faqen e tij në "Facebook".
Takimi mes tyre është bërë në Paris, ku Presidenti Ilir Meta ndodhet i ftuar mes 70 lidërve botërorë në ceremonitë e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.





