Në një intervistë për "Australia's Sunday", Jon Bon Jovi kritikoi Kim Kardashian për famën e krijuar vetëm prej një video seksuale. Legjenda e muzikës rrok tha se është e tmerrshme që bëhen personazhe publikë njerëz si ajo.

"Është e tmerrshme që jetojmë në këtë lloj bote. Mund të them me plot gojën se nuk kam shpenzuar as edhe 60 sekonda të jetës me ato 'Shtëpiaket bla bla bla' dhe Kim Kardashian. Nuk e kam parë show-n e tyre, nuk është për mua. Çfarë do të shkruajë Kimi në autobiografinë e saj, që bëri një film porno dhe kështu u bë e famshme? Jo jo, preferoj të kaloj mbi këto gjëra. Shko shkruaj një libër, krijo një pikturë, studio, këndo, bëj diçka."