Këngëtarja Lady Gaga u nderua me një çmim për pjesëmarrjen në "A Star Is Born" dhe gjatë fjalimit foli për problemet mendore që ka kaluar gjatë jetës.

Gjendja e rënduar psikologjike e detyroi që të kërkojë ndihmë për trajtim pasi lodhja që merrte nga aktivitetet e shumta ishte gati që ti merrte jetën.

“Pas shumë vitesh që i thoja ‘po’ punës, intervistave, eventeve, të gjitha mundësive, për ta cilat padyshim jam shumë mirënjohëse dhe pasi punova aq fort sa munda për të arritur ëndrrat e mia, fjala ‘po’ u kthye në diçka automatike. Zëri im i brendshëm u fik dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme. Unë nuk kisha fuqinë të thoja ‘jo”, tregoi këngëtarja.