E ftuar n një intervistë në emisionin "Mirrage", këngëtarja Zanfina Ismaili ka folur rreth historisë së saj të dashurisë me menaxherin e njohur të VIP-ave, Faton Shohi.

Ajo ka treguar se ishin në shkollë të mesme, në vitin e tretë, kur ranë në dashuri me njëri-tjetrin. Lidhja e tyre ishte shumë serioze, pasi prej më shumë se 11 vitesh ishin bashkë, madje kishin diskutuar edhe martesën, por sipas këngëtares fundi i lidhjes vjen kur i vjen fundi besimit.

Por a vazhdojnë ata të jenë miq me njëri-tjerin? Zanfina ka treguar se nuk beson në shoqërinë pas lidhjes.

"Ka zgjatur 11 vjet e gjysmë. Është hera e parë që flas. Edhe në dashuri, çdo fillim është i mirë dhe çdo fund është i hidhur. Kur i vjen fundi besimit, vjen edhe fundi i lidhjes. Ne fillimisht kemi qënë shokë për të hyrë pastaj në lidhje. Por ‘u thye gota’ dhe s’mbeti më as shoqëri. Nuk jam pro shoqërisë pas lidhjes."