Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook mjerimin dhe varfërinë e thellë në të cilën ndodhet familja e Vullnet Shabajt në Postribë të Shkodrës, me 7 fëmijë.

Kreu i qeverisë iu premtoi atyre se do t'i bëje me shtëpi të re ndërsa nuk munguan batutat teksa tha se banesa e re do jetë më e lartë.

"MIRËMËNGJES, dhe me mbresën fantastike të këtyre fëmijëve, që në varfëri të thellë shkëlqejnë në shkollë, ju uroj një fundjavë të qetë," shkruan Rama krahas videos.