Pas publikimit nga ish-kryeministri Sali Berisha të denoncimit të qytetarit durrsak, sipas të cilit punimet që po kryhen nga Ujësjellësi i Durrësit po kryhen nga firma “Adriatik”, në pronësi të babait të drejtorit të kësaj ndërrmarrjeje në qytetin bregdetar, ka ardhur reagimi I kryebashkiakut Vangjush Dako.
Ndërsa Berisha e akuzon se paratë ndahen mes djalit, babait dhe Gjushit, kryebashkiaku Dako, në postimin e tij sqaron se firma fituese është "Pwt Germany & Rroku" (Viktor Çaushi) tenderi i Bankës Botërore për Ujësjellësin e Durrësit".
Sipas Dakos, “vetëm një djalë dhe baba të lumtur ka njohur ky vend në punë fitimesh me lekët e shtetit!”
Reagimi i plotë i Dakos:
Edhe kjo shpifje, sepse firma fituese është "Pët Germany & Rroku" (Viktor Çaushi) tenderi i Bankës Botërore për Ujësjellësin e Durrësit.
Eh mor Sali vdiqe po dorë s'hoqe… Në gjyq edhe për këtë dhe është kollaj fare, se tenderin e ka bërë Banka Botërore dhe s'ka asnjë lidhje as me djalë as me baba! Vetëm një djalë dhe baba të lumtur ka njohur ky vend në punë fitimesh me lekët e shtetit! Ti e di mirë kush janë ata, po kjo është temë tjetër.





