Kohët e fundit Rezarta Shkurta është vënë në qendër të vëmendjes për shkak se partneri i saj, Ermal Hoxha doli nga burgu pas akuzave për trafik droge.
Menjëherë kjo ngjarje u pasua me disa udhëtime si dhe një festë gjigande në vilën e tyre me rastin e 5-vjetorit të Herës.
Nuk kaloi shumë kohë dhe Rezarta u përfol se ishte në pritje të ëmbël, diçka që e mohoi në mënyrë kategorike duke shtuar se nuk kishte plane për një fëmijë të dytë.
Tashmë ajo ka ëmbëlsuar rrjetin duke postuar një nga dhuratat më të shtrenjta që i ka bërë e bija, Hera. Një vizatim plot dashuri i vogëlushes, që duket se fsheh një talent të madh.





