Mbrëmjen e djeshme është mbajtur sfilata e shumëpritur e “Victoria’s Secret”. Në këtë event ishin të pranishme edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, të cilat shkëqyen në një nga pasarelat më të famshme të vitit, me veshjet e tyre seksi dhe ekstravagante.
Rita Ora kishte zgjedhur të vishej me një “body” të zi dhe çizme mbi gju të mbushura me temina. Look-u i saj përmirësohej me flokët e gjatë platin që i kishte zgjatur dhe një kapelë e modelit ‘beret’. Nuk mungonin aksesorët e shumtë në qafë dhe duar, gjithandej flori.
Bebe Rexha kishte zgjedhur një kostum neon në ngjyrë rozë për të performuar në sfilatën e Victoria’s Secret. Çizmet mbi gju, “body” dhe pelerina në të njëjtën ngjyrë e bënin këngëtaren 29-vjeçare të dukej si një flamendo në skenë teksa performonte “I’m a mess”.





