Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës greke dhe asaj shqiptare në lidhje me situatën e djeshme në Bularat, ku ekstrmistë grekë bënin thirrje antishqiptare.

Në një status në rrjetin social Twitter, Rama me ironi i quan "qirie" që nuk i duhen as dreqit.

"Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S'ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s'i duhen dreqit."