Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do të zhvillojë seancën dëgjimore të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci.

Trupa që do të gjykojë Trocin drejtohet nga Pamela Qirko, dhe me anëtare Genta Tafa Bungon dhe Suela Zhegun. Prokurori Troci, kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë do t’i nënshtrohet vlerësimit në tre shtyllat e Vettingut, atë të pasurisë, integritetit etik dhe profesional.

Ramadan Troci është i njohur për firmosjen e vendimit për arrestimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullani si dhe kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.