Lirohen 12 shtetasit grekë të shoqëruar pas varrimit të Konstandinos Kaçifas ditën e djeshme në Bularat.
Po kështu mësohet se 12 personat e shoqëruar pas lirimit do procedohen të lirë.
Shoqërimi i shtetasve grekë ka ardhur pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të 35-vjeçarit Kaçifas gjatë ditës së djeshme në fshatin Bularat si dhe bllokimit të rrugës për më shumë se 10 minuta në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.





