Në familjen e Konstandinos Kacifas ka qenë sot për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të 35-vjeçarit edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.

Në një prononcim për gazetarët, Dule ka kërkuar zbardhjen e plotë të së vërtetës të vrasjes së të riut.

"Jemi sot në radhë të parë në këto momente të cilat janëm omentet e varrimit dhe si pasojë janë të shenjta. jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Konstandinos, me mamanë dhe babain dhe gjithë komunitetin. Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit por në të njëjtën kohë dhe vendosmërinë. Vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Transparenca e kësaj çështjeje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë por natyrisht që nuk do të humbasë", u shpreh Dule.