Bukuroshja Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman kanë nisur parapërgaditjet për të mirëpritur në jetë djalin i cili do të vijë në jetë në 2019-n.

Mediat turke shkruajnë se çifti nuk do ta rrisin fëmijën e tyre në shtëpinë ku nisën të jetonin pas martesës pasi kanë blerë një super vilë në Çekmekoy. Vila është 4-katëshe dhe është në qytetin e bukur të Stambollit, ndërsa mësohet se u ka kushtuar 4.5 milionë lira turke.

Sipas mediave vendase, kjo vilë do të ketë një kopsht të madh dhe pishinë fantastike që mund ta shfrytëzojnë edhe gjatë dimrit.

Madje çifti i famshëm është edhe në kërkim të një shtëpiakeje, si dhe të një mamie që do ta ndihmojë Almedën të rrisë djalin që do të vijë në jetë pas disa muajsh.