Policia Rrugore e Tiranës,nisur nga shqetësimet e paraqitura në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager.
Përgjatë 1 ore u verifikuan dhe u kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane, shoferët e dy prej të cilave rezultuan nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.





