Në një kohë kur marrëdhëniet mes maxhorancës dhe opozitës janë prej muajsh të ndera, ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, ka kërkuar nga partitë politike shqiptare që të nisin dialogun.

Përmes një postimi në rrjetin social, Soreca shkruan se dialogu është thelbësor dhe se Shqipëria e BE janë mjaft afër tashmë.

“Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është shtruar, BE dhe Shqipëria janë më pranë se kurrë.

Dialogu ndërpartiak është thelbësor dhe në interes të gjithë qytetarëve”,- shkruan në “Twitter” Soreca.