Rreth një vit më parë këngëtarja Adelina Tahiri lidhi kurorë me avokatin maqedonas Serjoza Markov, me të cilin ka edhe një djalë.
Këngëtarja shqiptare vendosi që të bënte një video live me bashkëshortin, ndërsa udhëtojnë me makinë. Fillimisht ajo qëndron e vetme në makinë dhe teksa përshëndeti ndjekësit, një prej tyre i ofendon në koment bashkëshortin dhe Adelina ia kthen:
“S’keni nevojë të fyeni dhe s’keni nevojë të keni aq shumë urrejtje”.
Ndërsa në makinë hyn më pas dhe bashkëshorti i saj që e mirëpret me një puthje, Adelina e prezanton me fjalinë: “Ja burri im më i miri në botë”.
Disa nga ndjekësit që vendosën të shikonin deri në fund videon, komplimentuan këngëtaren për paraqitjen, ndërsa të tjerë e kritikuan për marrëdhënien me biznesmenin. "A puthet plakushi 50-vjeçar, turp të kesh, për para", shkroi dikush.
“Unë e puth, nuk do ta puthësh ti. Unë për vete e dua shumë, nuk më intereson për të tjerët, se e kam marr për vete”, iu përgjigj Adelina.





