Prokuroria e Përgjithshme kërkon 197 punonjës shtesë për vitin e ardhshëm. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua projektbuxheti për Prokurorinë e Përgjithshme, Përfaqësuesi i Prokurorisë Luan Abazaj tha se nga 197 punonjës që ka kërkuar ky institucion për vitin 2019, ministria e Financave ka dërguar 15 punonjës. Por deputeti i PS, Bashkim Fino është shprehur kundër kërkesës së prokurorisë duke e cilësuar këtë shifër absurde.

"Të kërkosh rreth 200 veta me duket absurde. Prokuroria e Përgjithshme ka realizuar vetëm 30% të investimeve deri me tani. Nuk kemi pse t’i japim kaq shume për investime, kur këto nuk realizojnë investimet. Me ligjin e ri dhe reformën ne drejtësi, ministria e Financave ka marrë në ngarkim që pas vettingut pagat e reja qe janë me të larta. Fondi i pagave i domosdoshëm dhe i përballueshëm"– tha Fino.