Moderatorja Roza Lati ka qenë e ftuar në emisionin “Sevenbizz”, ku gjatë intervistës moderatori Meriton Mjekiqi e pyeti për puthjen që shkëmbeu me reperin e njohur Fero.

Ajo tha se puthja me Feron ishte për inat të të gjithëve, pasi shumë njerëz i bënë të dashur, kur ajo publikonte këngët e tij që i pëlqejnë.

“E putha për inat të të gjithëve se ma bënë për të dashur sepse unë kam qejf këngën e tij dhe bëja video, i bëja tag Feros. Ke diçka me Feron ti, ke fjetur me Feron thonin. I thashë do vish në emision dhe do të puth”, tregoi Roza.

Më pas Meritoni e pyeti se kë djalë tjetër të showbiz-it do e puthte në buzë, Roza u përgjigj: “Po ty për shembull”, dhe nisi të qeshte pasi moderatori u vendos në siklet dhe i erdhi e papritur kjo përgjigje.