Gjatë fjalës së tij në Simpoziumin për Konfliktin e Interesit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ILDKPKI dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci tha se duhet të ndalohen vendimmarrjet në Kuvend ku ka konflikt interesi, pasi sipas tij shmangia e konfliktit të interesit është detyrim moral.
“Ky simpozium është me rëndësi për demokracinë dhe sistemin politik dhe shtetin e të drejtës. Shmangia e konfliktit të interesit është një problem serioz për të treja pushtetet. Shtrimi i këtij problemi në Kuvend merr një rendësi të veçantë, pasi është ky institucion ku kundërshtohet dhe vendoset. Duhet të ndalohen vendimmarrjet në Kuvend ku ka konflikt interesi.
Shmangia e konfliktit të interesit është edhe detyrim moral. Nuk mund të jemi korrekt nëse nuk jemi të ndershëm politikisht dhe moralisht. Duhet të merren masa për të qënë me transparent me publikun. Ky simpozium duhet konsideruar si pasqyrë për vetveten”, tha Ruçi.





