Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 75 vota "pro" dekretin e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.
Votimi erdhi pas fjalës që kryeministri Rama mbajti në Kuvend ku deklaroi se prej të shtunës me presidentin Meta ka një problem.
Edhe vetë Xhafaj ka votuar pro shkarkimit të tij si ministër. Në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm deputetët e PS-së, ndërsa opozita sërish nuk ka marrë pjesë duke e bojkotuar.





