Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon, në postin e Kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, (SHISH) pas rreth 13 muajve, që kur e propozoi kryeministri Edi Rama.
Presidenti Meta paralajmëroi dekretimin Bendos pak ditë më parë në intervistën ku lavdëroi punën e tij.
Bendo u dekretua në krye të SHISH-it pas takimit kokë më kokë që kryeministri Rama pati me kreun e shtetit Ilir Meta, për mosdekretimin e Sandër Lleshit.





