Për Thoma Rubinë është heshtur. Jetimin e mbetur nga lufta që Durrësi e mori që fëmijë dhe e edukoi e arsimoi. Thomai, me origjinë nga Saranda i qe mirënjohës qytetit aq sa ishte i gatshëm që të sakrifikojë jetën e tij për të. U rrit në shtëpinë e fëmijës në Durrës, pasi nazistët i vranë të atin dhe ai një 6-vjeçar i humbur u soll në shtëpinë e fëmijës në Durrës.

Në katër vjetorin e ndarjes nga jeta të Thoma Rubijës, të bashkëqytetarit e ushtarakut guximtar, të cilit  i gjithë qyteti i Durrësit duhet t`i jetë mirënjohës është bashkëshortja e tij e moshuar e cila e sjell në vëmendjen publike.

Fanie Rubija edhe pse e moshuar këto ditë kërkoi që nëpërmjet mediave të bënte të ditur historinë e Thomait i cili në vitin 1970 me guximin e një ushtaraku të disiplinuar neutralizoi brenda në basenin e portit të Durrësit një silur, nga shpërthimi i të cilit gjithë qyteti i i Durrësit rrezikonte të shuhej. 

Në korrik të vitit 1973, gjatë një stërvitjeje me katerat silurues në kushte të afërta luftarake, një silur ka marrë gabim komandën dhe aksidentalisht ka hyrë në brendësi të basenit të Portit të Durrësit. Nëse do të shpërthente, përveç dëmeve katastrofike në Port, ajo mund të krijonte edhe incidente diplomatike për vendin për dëmet që mund të shkaktonte në anijet e huaja që ndodheshin në port. Silura u neutralizua nën det nga ushtaraku Thoma Rubija. 

Bashkëshortja e tij kujton se në varrim nuk i bënë nderime sipas traditës as ushtarakët që duhet ta përcillnin për në banesën e fundit. Nga çfarë kishte mësuar nga bashkëshorti por edhe nga kolegët e tij, ai vuri në rrezik jetën në një situatë kur katastrofa i rrezikonte jo jetn atij por gjithë qytetit. Qëlloi që elika e silurës është bllokuar nga kavot që gjendeshin në fund të portit dhe për ta neutrlizuar është zhytur duke rezikuar jetën e tij ushtaraku Thoma Rubija. 

Myfit Qorrduka, ish-ushtarak me detyra komanduese në flotë, kujton në librin e tij mbi flotën luftarake se si gjatë operacionit të çmontimit të djegores luftarake të silurës Thoma Rubia i veshur me kostum zhytësi në thellësinë 8 metra e neutralizoi silurën që qëndronte në ujë, gati për shpërthim.

Kanë kaluar rreth 45 vite që për këtë akt të rallë trimërie është heshtur. Thoma Rubija është ndarë nga jeta 4 vite më parë. Më 2 nëntor të vitit 2014. Një hero i vërtetë që mbeti i panjohur nga qyteti ku jetoi e punoi.

K.H.