Dita më e bukur e një çifti të sapomartuar në Teksas është kthyer në tragjedi.
Helikopteri ku Will Byler dhe Bailee Ackerman po udhëtonin, për tu larguar nga dasma, u rrëzua në anën e një kodre.
Raportohet se çifti ka vdekur së bashku me pilotin, vetëm disa orë pasi i thanë "po" njëri-tjetrit.
Helikopteri u ngrit nga ferma familjare e Will por u rrëzua vetëm 1 milje larg në një kodër.





