Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha, gjithmonë e ka treguar me krenari se është shqiptare.

E pranishme në eventin më të rëndësishëm të muzikës "MTV EMA", në Bilbao të Spanjës, Bebe është parë në shoqërinë e Dua Lipës, teksa këndonin e kërcenin me njëra-tjetrës.

Sot, Rexha ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video ku shfaqet së bashku me Duan, duke u mësuar miqve të tyre valle shqiptare, ku shkruan: "Pjesa më e bukur e mbrëmjes së kaluar ishte kur i mësova miqve të mi të kërcejnë valle në dhomën time të hotelit."