Një durrsak i vjetër është shuar papritur duke lënë dhimbje të madhe tek të gjithë miqtë e kryesisht te familja. Administratori i njësisë numër 3, Arian Kokomani, u shua pas një ataku kardiak të dielën pasdite.
Familja e ka dërguar në spital por si rezultat i një arresti kardiak, humbi jetën në spitalin e Durrësit, Arian Kokomani. Ariani ishte drejtues në njësinë administrative numër 3, në juridiksionin e Bashkisë së Durrësit.
Kokomani është i datëlindjes 15 shtator 1962. Prekës është urimi i dy vajzave të tij Ingridit dhe Xhesikës, që i drejtojnë babait të tyre më 15 shtator 2018, me rastin e 56-vjetorit të lindjes.
Arian Kokomani njihej për humorin e tij, që buron nga tradita e familjes së tij dhe i paharruari i ati Haki Kokomani, ai ishte shumë i pranishëm në masën e gjerë të njerëzve.
Të shumta janë figurat publike që flasin për Kokomanin në faqen e tij të “Facebook”-ut.
Bujar Qesja: “Shume e veshtire te fiksosh nje pamje te vetme te Arianit, pasi ishte gjithnje i qeshur ndermjet miqsh dhe shokesh. Ari eshte edhe vellai i shokut tone te respektuar Sokol Kokomanit. Humbje qe na dhemb. Ngushellime familjes se tij dhe veçanerisht dy vajzave te dashura per te.
I paharruar miku yne i mire, Arian Kokomani!”





