Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar një iniciativë të quajtur “Lëvizja Kombëtare për Lexim” me qëllim nxitjen e leximit te çdo moshë në Shqipëri. Por një postim në anglisht i publikuar nga ajo në “Twitter” ka shkaktuar jo pak reagime për shkak të fjalorit të përdorur nga një ministre.
“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpi me dikë, mos u *** me të. Mos e lejoni atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, ka shkruar Mirela Kumbaro, duke marrë komente të shumta për gjuhën e përdorur.
Por nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se ministrja Kumbaro i është referuar shprehjes së shkrimtarit, regjisorit dhe aktorit amerikan John Waters dhe e ka ripublikuar në të njëjtën mënyrë, ndoshta për të ruajtur origjinalitetin.
Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, duke e kritikuar për këtë fjalor.





