Një djalë me sytë si smeraldi e me shpirt prej artisti, tërhoqi vëmendjen e qytetarëve durrsakë në sheshin “Liria” duke i rënë një trompe, e duke shpërndarë tingujt latinë.
Është Francisco Delorenzini nga Argjentina e largët i cili mbërriti në Durrës, pasi ka shëtitur një pjesë të mirë të Eurpoës.
Djaloshi argjentinas, u nda nga e dashura e tij 5 muaj më parë, e cila e braktisi, dhe ai për të shuar dhimbjen mori trompën e la familjen e tij në Pergamino rrethinë e Buenos Aires, për të njohur vende e kultura të ndryshme.
Me një buzëqeshje gati fëmijënore, e një zë melodioz, djaloshi tregon se gjatë kësaj arratie pesë mujore nga Argjentina në Brazil e nga Amerika Latine në Europë ka qëndruar në Itali, Kroaci, Rumani e shtete të tjera duke mbijetuar me muzikën e tij. Francisco thotë se me atë pasion që i bie tromës, kërcen vals, tango, këndon muzinë latine e italiane e mbijeton si një bohem në kërkim të një dashurie.
Në Pergamino, 100 km larg prej shtëpisë së Leo Messit ka lënë familjen, dy motrat, vëllain e tij, dhe prindërit të cilët i do aq shumë. Ai thotë se pas Durrësit do të shkojë në Tiranë. Nuk ka para, aq para sa qytetarët i falin kur argëtohen me muzikën e tij, i mjaftojnë për të ushqyer shpirtin prej bohemi.
Me një italishte të pastër, Francisco thotë se ndjehet qytetar i botës dhe i përket po botës ku ai njeh çdo ditë njerëz të rinj e kultura të ndryshme.
K.H.
Ndjekim prononcimin e tij.





