Prej disa kohësh këngëtarja e njohur shqiptare nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale dhe mesa duket ka pasur një arsye madhore pasi eshtë në pritje të ëmbël.
Përmes një postimi në Instagram, Anjeza Shahini ka ndarë lajmin e bukur me fansat, teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur në pishinë e në rroba banjot e saj trupore shkruhet: “Duket i madh barku im me këtë?”.
“Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por siç e shikoni kam qenë pak e ngarkuar”, shkruan Anjeza krahas fotos duke zbuluar se është 20-javëshe shtatzënë. Këngëtarja është e martuar prej 3 vitesh me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.





