Këngëtaren Çiljeta Xhilaga duket se së shpejti do ta shohim edhe si moderatore. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” këngëtarja tregoi se  në janar do të vijë me një emision të sajin,por nuk tregoi detaje të tjera. E pyetur nëse do të jetë pjesë e Tv Klan, këngëtarja u përgjigj duke thënë: “Pse jo…”

Ermal Mamaqi: Përveç Fernandos, i cili është projekti më i madh i jetës tënde, ke ndonjë projekt tjetër?

Çiljeta Xhilaga: Shpresoj shumë që sezonin që vjen, nga janari të vij në televizion me një emision timin. Të të konkurroj ty.

Ermal Mamaqi: O Zot i madh… Janë bërë këto emisionet si dyqanet e nuseve.

Çiljeta Xhilaga: Janë shtuar shumë ë?

Ermal Mamaqi: Po edhe ti në Klan?

Çiljeta Xhilaga: Pse jo, unë në Klan jam rritur, kështu që këtu më takon të jem.

Ermal Mamaqi: Edhe Çiljeta në Tv Klan së shpejti. Më çmende fare.

Çiljeta Xhilaga: Konkurrentë tek për tek, të dy.