Presidenti Ilir Meta, nuk ka dekretuar propozimin e Kryeministrit Edi Rama, për ministër të Brendshëm, Sandër Leshin. Meta sot kishte afatin e fundit zyrtar për të dekretuar emërimin ose rrëzimin e kësaj kandidature.
Në limitet e afatit të jep Kushtetuta, Presidenti nuk e ka dekretuar emrin e Sandër Lleshit. Në argumentin e tij Meta shkruan se nuk e kishte krijuar bindjen e plotë për ti dhënë besimin kësaj kandidature.
NJOFTIMI NGA PRESIDENCA
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.





