Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë gjithë natës jo vetëm në rrugët e qytetit, por edhe në autostradë për të evidentuar çdo shkelës të kodit rrugor.
Kështu, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës policia ka ushtruar gjatë natës kontroll të pandërprerë me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, që kthehet në burim aksidenti.
Në Kombinat po gjatë natës, 29-vjeçari H.M. u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur, testi i parë 0.62 mg/l dhe testi i dytë 0.59 mg/l.
“Mos shpejtoni se Radari funksionon, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se Drageri me Policin Rrugor është në çdo rrugë të Tiranës. Festoni, por respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.
Mjetet e transportit publik/zgjidhja më e mirë në rast se jeni drejtues mjeti dhe doni të konsumoni alkool”, apelon policia.





