Ashtu siç ishte paralajmëruar disa ditë më parë, studentët e UAMD-së kanë nisur protestën e tyre në orën 11:00 në kampusin në zonën e Spitallës.
Me pankarta nëpër duar, ku shkruhet "Jo kancer", "Të marrësh frymë apo të marrësh dije", studentët protestojnë kundër djegies së mbeturinave në pikën e grumbullimit në Porto Romano, një km larg prej godinës ku studiojnë me orë të tëra.
Me sloganin “JETA MBI TË GJITHA”, studentët kërkojnë t’i jepet zgjidhje këtij probelmi mjedisor.





