Reperi Arian Agushi, apo ndryshe Gold AG, njihet si besimtar mysliman. I ftuar në emisionin “Tour De Cool” reperi ka folur për herë të parë rreth komunitetit LGBTI dhe paradës që u zhvillua për të drejtat e tyre në Prishtinë.
Gold AG ka shpjeguar se nuk është kundra tyre, por paradat që zhvillojnë janë në dëm të gjeneratave të reja. Ndër të tjera, e konsideroi si një sëmundje që ka nevojë të kurohet.
"Për ta mendoj se është një sëmundje që kërkon shërim, trajtim. S’mund të jetë e lindur. Nuk mund të të lindë Zoti ndryshe. Ata le të bëjnë çfarë të duan, kanë jetën e tyre, nuk është dicka që mua më bën mirë ose keq. Por, për mendimin tim nuk kanë nevojë të dalin në parade. Vazhdoni jetën tuaj, nuk ka problem për askënd, prandaj jemi shtet demokratik. Por, kur një shumicë e popullit është kundra, ai është një lloj provokimi. Unë nuk jam kundër tyre, por më vjen keq për paradat për fëmijët e vegjël. Kjo paradë për mua është kundër shtimit të popullsisë. Ne kemi nevojë si popull që të shtohemi, kemi nevojë të martohemi burrë me grua. Njësoj si pula me knusin (gjelin). Pula pulë edhe e din që duhët me knusin e jo pula me pulë."





