Blogeri durrsak Olti Curri, njihet për natyrën e drejtpërdrejtë ndaj personazheve të showbizz-it dhe dukurive që ndodhin në vendin tonë.

Këtë të enjte, Olti ka udhëtuar nga Tirana drejt Durrësit ndërsa nuk ka munguar një koment nga ana e tij për rotondën më të re që i është shtuar qytetit te rruga “Egnatia”, pranë dy qendrave tregtare, ku sulmon kreun e bashkisë.

“Ka bo Gjushi rotondë, vetëm që ka harru sqë duhet të kalojnë edhe autobusët e fukarenjve, kujton se kanë të gjithë Porche. Të qafsha Durrësin kë ka zgjedhur kryetar”, shkruan blogeri në një story në Instagram.

Në një story tjetër, Olti lajmëron se është larguar me urgjencë nga Durrësi i pakënaqur nga transformimi që i është bërë qytetit, ndërsa me ironi përdor shprehjen e kryebashkiakut Vangjush Dako i ftuar në “Opinion”, ku  ndër të tjera shkruan se “nuk ka bir kurve mos ta dije kush karakurvë e ka bërë këtë masakër.”

“Po iki me urgjencë nga Durrësi, kaq shumë e kanë masakruar qytetin, rrugën, infrastrukturat, sa nuk të bëhet më të pish as një kafe në qytetin tënd. Sidomos sot në një ditë shiu. Kush e ka masakruar? Nuk ka bir kurve mos ta dije kush karakurvë e ka bërë këtë masakër.”