Kanye West ka bërë me dije se po distancohet nga politika. Në një postim në Twitter, reperi shkruan se po përdoret për të shpërndarë mesazhe të cilat nuk i beson.

Ai ka qenë një mbështetës i madh i presidentit Trump, por duket se ky vendim lidhet me një fushatë të quajtur Blexit. E drejtuar nga konservatorja Candace Owens, fushata inkurajon amerikanët me ngjyrë që të lënë Partinë Demokratike. Ajo pretendoi se reperi kishte dizenjuar vjeshje për fushatën, diçka që Kanye e ka mohuar.

"I hapa sytë. Jam larguar nga politika dhe po përqëndrohem tërësisht në të qenit krijues,"-shkruajti ai.

Mesa duket West po largohet tërësisht nga politika.

"Unë mbështes hapjen e vendeve të punës dhe dhënien e mundësive për njerëzit që kanë nevojë më së shumti. Unë mbështes reformën e burgjeve, mbështes ligjet e armëve që do ta bëjnë botën më të sigurt. Unë mbështes ata që rrezikojnë jetën e tyre për të na shërbyer dhe për të mbrojtur. Mbështes njerëzit që përdorin pushtetin e tyre në mënyrë të përgjegjshme,"-shtoi reperi.