Ishte një situatë fare e zakonshme për Robertin ajo e mbrëmjes së djeshme në DWM, por jo edhe aq për Rashelin, e cila, megjithëse ka nisur t’i kuptojë ‘hilet’ dhe lojërat televizive, ndoshta e ka pak të vështirë të kuptojë analizat e thella të Bertit dhe debatet që ai i krijon vazhdimisht me konkurrentët, por edhe me kolegët e tij në spektaklin e kërcimit.
Edhe këtë sezon, Berti është ai që është dhe nuk ndryshon. Megjithëse duket se këtë vit, kasti i konkurrentëve i ka pëlqyer më shumë se herët e tjera, pa debat nuk mund ta lërë programin të mbyllet.
Pak minuta pasi u konflikua me Rashelin, Berti u dorëzua shpejt dhe kërkoi falje. Duke u munduar të shpjegojë atë që ai zakonisht godet në ekran, pa dashur të prekë apo të fyejë askënd prej konkurrentëve, Berti tha se ‘banaliteti në televizion e acaron më shumë se gjithçka tjetër’ dhe ajo që kërkon vazhdimisht nga programet në të cilat merr pjesë është të mos e lënë të bjerë në një nivel banal.
Në këtë moment që shikoni në foto, Berti i është afruar Rashelit për t’i shpjeguar arsyet e tij, qëndrimin e tij ndaj formateve të tilla dhe mënyrën si si e sheh ai veprimin e saj.
Duke kërkuar mirëkuptimin e saj, Berti, edhe një herë i kërkoi falje bukuroshes, por theksoi se personalisht me të nuk kishte asgjë.





