Disa femra do të vdisnin për të pasur një gjoks të madh, por ky nuk është rasti gazetares sportive e ESPN-së në Argjentinë.
Natalia Jersonsky i është nënshtruar një operacioni për të zvogëluar gjoksin në mënyrë që njerëzit ta "shohin në fytyrë kur flet".
Në një video në rrjetet sociale 24-vjeçarja zbuloi se ka bërë operacionin për të zvogëluar masën e gjoksit në mënyrë që njerëzit ta marrin seriozisht.
Ajo thotë se çdo herë që publikonte një foto ku mendonte se dukej bukur, të gjitha komentet përqëndroheshin tek gjoksi i saj.





