Kur ka ngelur vetëm një javë nga afati për mbylljen e aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-së në Tiranë bën një njoftim të rëndësishëm.

Përmes një statusi në Facebook, Ambasada iu ka kujtuar të gjithë qytetarëve që janë të interesuar për të aplikuar që të plotësojnë vet udhëzimin.

"Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit, https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip si të plotësoni formularin tuaj hap pas hapi, https://bit.ly/2RC6zZI", thuhet në njoftimin e shoqëruar nga një foto në të cilën ambasada bën thirje për aplikuesit që të mos shënojnë për bashkëshort/e dikë që nuk është ende i/e tillë në kohën kur po aplikon për lotari pasi kjo gjë do i/e skualifikojë.