Regjisori Laert Vasili i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, iu drejtues me një mesazh minoritarëve dhe veçanërisht nënës së 35-vjeçarit të ndjerë Kostandin Kaçifas, i vrarë nga forcat RENEA në fshatin Bularat më 28 tetor.

"Do të doja të bëja një thirrje aty gjysmë-patriotëve të mi. Asaj nëne që sot vajton të birin e saj të humbur nga propaganda e ekstremistit. Mos i çoni fëmijët tuaj si mish për top tek Agimi i Artë. Nuk duan të mirën tuaj. Thjesht ju shfrytëzojnë për qëllimet e tyre fashiste."