20 gjërat që njerëzit nuk i dinë për Inis Gjonin, ku ajo vetë bën një rrëfim shumë interesant në vetën e parë, që nuk duhet ta humbisni.
-
Prej vitesh, harroj çdo ditëlindje të familjes, përfshirë edhe timen. E vetmja që bën përjashtim, është ditëlindja e Coco Antonel, dita më e bukur e jetës sime.
-
Nuk bëj palestër, por një herë në ditë, i ngjis shkallët në këmbë deri në shtëpi. Dhe unë e kam shtëpinë në katin e tetë.
-
Kur më pëlqejnë një palë këpucë blej tre palë në të njëjtin model dhe ngjyrë. T’i kem, se nuk i dihet (qesh).
-
Nëse nuk do isha marrë me art, do vdisja të bëhesha arkeologe ose shkencëtare. Më pëlqejnë shumë zbulimet.
-
Ka vite që nuk shoh asnjë program ose film në televizion, përjashto rastet kur marr ndonjë porosi nga miqtë dhe familjarët. E vetmja gjë që më merr vëmendjen nga ekrani janë kukullat e Coco-së dhe dokumentarët. Këto të fundit, mund t’i shoh për orë të tëra dhe të mos mërzitem.
-
Jam një gjumashe e pandreqshme… Do jepja gjithçka që të flija gjumë në mëngjes, por që prej lindjes së Coco kam kohë që nuk e di se ç’do të thotë të flesh gjumë deri në orën 10. Maksimumi që kam arritur, ka qenë 9-ta (qesh).
-
Deri përpara se të bëhesha nënë dija të gatuaja vetëm vezë.
-
Për flokët e mi kujdesem vetëm unë, edhe në parkueri, apo dalje televizive, flokët i kuroj vetë.
-
Kam thyer këmbën kur kam qenë 5 vjeçe dhe doktori në spital ka thënë “sa të drejta i paska këmbët, nëse edhe këmba që ka thyer do të bëhet kaq e drejtë sa këmba tjetër, atëherë këtë vajzë bëheni balerinë”. Atëherë askush nuk e dinte që unë do merresha me balet.
-
Kam shumë histori nga jeta si balerinë; më ka ndodhur që më ka dalë këpuca gjatë kërcimit, që partneri ka këputur mish duke më ngritur në padjeshkë, e të tjera si këto.
-
Kur mbarova shfaqjen e parë si regjisore, isha aq shumë e emocionuar sa nuk i njihja njerëzit që takoja.
-
Ka qenë një rast kur drejtoja Festivalin e Këngës, sëbashku me mikun tim Gaz Gjoka, që harrova pjesën time të tekstit dhe nisa të flisja ‘përçart’ për të dalë nga situata. Nuk e mbaj mend çfarë kam thënë, por këngëtari e kuptoi që ishte radha e tij (qesh).
-
Besoj se kam qenë ndër të parat vajza në Tiranë që kam drejtuar një automjet, në vitin 96. Unë dhe Rudina Magjistari, kemi qenë ndër të parat.
-
Çmenduria më e madhe që kam bërë në timon, kam kaluar Llogaranë, natën dhe me mjegull. Zoti ka qenë me mua atë natë.
-
Kam refuzuar mbi 10 oferta për të qenë në ekran vitet e fundit, nuk e di ç’më ka gjetur, por besoj se dashuria për teatrin po më mban larg televizionit.
-
Me Ingritin nuk zgjat asnjëherë inati. Grindemi tani dhe pas 60 sekondash jemi sërish duke folur.
-
Unë nuk pi kurrë pije me gaz, nuk pi kurrë kafe, jetoj shumë mirë me ujë dhe qumësht.
-
Nuk lexoj asnjëherë gazeta, me përjashtim të rasteve kur më njoftojnë që kam dalë unë.
-
E urrej jokorrektesën.
-
Si për fund po ju zbuloj që aktualisht po punoj për një shfaqje të re teatrale. / revistawho.com





