“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat, tani unë nuk e dua jetën pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”. Kështu shprehet mes lotësh nëna e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifa, pas lajmit për vrasjen e të birit nga forcat Renea në fshatin Bularat.
Kanë qenë mediat greke ato që i kanë marrë një pronocnim nënës, e cila mes lotësh nuk ka mundur të flasë më shumë, shkruan “Protothema”.
Gazeta shkruan më tej se dy motrat e viktimës që jetojnë prej vitesh në Athinë, shkuan në fshat gjatë natës për t’i qëndruar pranë nënës së tyre.
“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediet greke.





