Sulmi i ekstremisit grek ndaj policisë shqiptare në Bularat të Gjirokastrës mendohet të ishte paralajmëruar.
Disa ditë më parë në rrjetin e tij social Facebook, Kostandinos Kacifa shkruante në një postim te datës 23 tetor: "Grek ose vdekje, ky është detyrimi i të gjithëve ne, në 28 tetor në Bularat për të nderuar paraardhësit tanë në memorialin përkujtimor"
Ndërsa në një postim tjetër të mëvonshëm ka komentuar bisedat e dy kryeministrave:
"Tsipras dhe Rama bëjnë plane pa pronarin, por një gjë duhet të jenë të sigurt, rinia nuk do të qëndrojë si spektatore. Ata kanë thirrur grekët më 28 tetor për të dërguar një mesazh në një drejtim".





