Edhe pse ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, që prej mëngjesit të së shtunës, Fatmir Xhafaj është parë të punojë në zyrën e tij edhe gjatë kësaj të diele.
Ashtu siç është bërë e ditur tashmë, ai nuk do të largohet nga detyra tejet e rëndësishme derisa presidenti të dekretojë zëvendësuesin e tij, Sandër Lleshi, e pasi ky i fundit të bëjë betimin në Parlament.
Edhe një ditë më parë, Xhafaj shkoi në zyrën e tij rreth orës 11:57 të mesditës, ku qëndroi për gati 9 orë. Gazetarët qëndruan në pritje të një prononcimi nga ish-ministri, por Xhafaj nuk pranoi të flasë për ta.
Ai pati vetëm një reagim pasditen e së shtunës, teksa shkroi në “Twitter” se nuk ishte ndikuar nga askush për dorëheqjen e tij.





