Tim Cook, katër vjet më parë, u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që doli hapur si homoseksual. Ai thotë se është i lumtur për atë vendim të marrë dhe mos mbajtjen të fshehtë.

“Jam shumë krenar për këtë”, tha CEO i Apple (AAPL) për Christiane Amanpour të mërkurën në një intervistë ekskluzive për programin e saj në CNN International dhe PBS.

“Të qenit gay është dhurata më e madhe e Perëndisë për mua”, tha ai.

“Dola hapur në publik pasi fillova të merrja histori nga fëmijët që lexonin online se isha homoseksual”, tha ai.

Miliarderi tha se i vinin e-mail-e dhe letra nga fëmijë që thonin se ishin braktisur, dhunuar ose abuzuar për shkak të orientimit seksual.

“Më duhet të bëja diçka për ta. Doja t’i demostroja fëmijëve gej se mund të jenë homoseksualë dhe të bëjnë punë të mëdha në jetë”, sqaroi biznesmeni.

Cook doli hapur më 30 tetor 2014. Orientimi i tij seksual kishte qenë shumë i përfolur paraprakisht edhe pse ai nuk e kishte konfirmuar atë publikisht.