Mbrëmjen e kaluar, persona ende të paidentifikuar, kanë hedhur dhe djegur mbeturina në zonën e Shkozetit, pranë kolegjit privat.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe është dashur ndërhyrja e Policisë Bashkiake të Durrësit, e cila është informuar për situatën dhe ka lajmëruar zjarrfikëset.

Pas kësaj, gjendja është normalizuar pa pasoja të rënda, ndërsa policia po punon për identifikimin e personave apo subjekteve që kanë hedhur dhe djegur plehrat në këtë zonë.

Burime nga Policia Bashkiake bëjnë të ditur për ''DurrësLajm'' se ndaj tyre do të merren masa të rrepta deri në ndjekje penale.