Nëpërmjet postimeve në profilin e saj në Instagram, Era Istrefi lajmëroi fansat se ndodhet në Amsterdam. Këngëtarja publikoi në Instastory pamje nga momenti që po bënte një tatuazh.

Mesa duket në Amsterdam jeton edhe motra e saj e madhe, Nita, e cila është e vetmja nga vajzat e familjes që qëndron larg vëmendjes së publikut dhe nuk është bërë pjesë e tregut muzikor si Nora dhe Era.

''Më ke munguar shumë, faleminderit për lulet Nita'', shkruan në një prej postimeve Era, ku shfaqet e motra me tufën në dorë.